Rahovecasi duke punuar arën gjeti një mjet shpërthyes

by RHP

Një person nga Rahoveci ka informuar Policinë e Kosovës se përderisa ka qenë duke ecur në një fushë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:10 dhe se njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Tutje është treguar se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë tërheqë mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes./RahovecPost/

ILUSTRIM

Related Articles

Leave a Comment