Në prag të ndeshjes që skuadra e KB Rahovecit do të zhvillojë në fundjavë ndaj skuadrës Prizreni 16, kanë rrjedhur informata në lidhje me skandalin që ka ndodhur para pak muajsh në mes të ish lojtarit të KB Rahovecit Altin Morina dhe klubit bardhe kaltër.
Fillimisht ju rikujtojmë se ishte pikërisht KB Rahoveci në edicionin 2020/2021 që pagoi shumë të majme për të liruar Altin Morinën nga skuadra e Prishtinës duke paguar Buyout-in pasi që i njëjti nuk kishte besimin e trajnerit të skuadrës së Prishtinës.
Sipas burimeve të mire informuara KB Rahoveci pagoi 5.000 euro në drejtim të KB Prishtinës që këta të fundit të lirojnë Altin Morinën që ti bashkohet KB Rahovecit.

Pavarësisht kësaj Altin Morinës i është dhënë përkrahja e pa rezervë si nga ultrasit e po ashtu edhe nga i gjithë publiku Rahovecas. Por fatkeqësisht kjo ka bërë që i njëjti të mos sillej si lojtarë të tjerë që përfillën urdhërat e trajnerit dhe stafit teknik të klubit.
Sikur të mos mjaftonte kjo Altin Morina krijoi një skandal tjetër të paprecedentë duke sulmuar fizikisht njërin nga ish zyrtarët e KB Rahovecit dhe po i njëjti ka rastin e hapur në polici.
Skandal pas skandali së fundmi ishte Altin Morina që mundohet të dirigjojë se kush duhet të sjellët në klub e kush duhet të largohet nga klubi, sjellje kjo e paprecedent që nuk është parë më herët në taborin e KB Rahovecit.
Edhe pse afati kalimtar për lëvizje të lojtarëve vendorë në kuadër të ekipeve të FBK-së është përmbyllur, Altin Morina bën lojëra të pista duke shkuar të luaj për skuadrën e “Besëlidhjes” në divizionin e dytë në ligën e Shqipërisë ku për pak javë e më pas kishte të drejtë të rikthehej në elitën e basketbollit Kosovar, siç tashmë të gjithë e dini ai është pjesë e skuadrës së Prizreni 16 që nesër zbarkojnë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Në të gjithë këtë situatë si duket KB Rahoveci ka qëndruar profesional duke mos lejuar që asnjë informacion të dal nga shtabi i KB Rahovecit, gjest ky shume profesional nga ana e KB Rahovecit.
Pas gjithë këtyre skandaleve të Altin Morinës e që qyteti ynë për disa edicioni i ofroi ngrohtësinë e qytetit shtrohet pyetja se si duhet pritur ky lojtarë që nuk vlerëson qytetin që i dha dashuri të pa rezervë?
Botërisht dihet se individët vijnë e shkojnë ndërsa klubi qëndron aty mbi të gjitha./RahovecPost/
