Sonte duke filluar nga ora 19:00 zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme e KB Rahovecit në garën e Ligës Unike ku në shtëpi mirëpresin skuadrën nga qyteti i Shkodrës.
Bardhe-Kaltrit synojnë të arrijnë fazën e Play-Offit e ku të gjitha ndeshjet janë të një rëndësie të lartë për tu arritur ky synim i klubit të basketbollit Rahoveci.
Përkrahja e publikut është kruciale në këto takimi pasi motivi i skuadrës është ngritur në maksimum pas fitores në fundjavë ndaj mitrovicasve.
Ishte pikërisht KB Rahoveci që i ndali hovin skuadrës së KB Trepça duke ia shkaktuar humbjen e parë pas 7 fitoreve radhazi që kishin xehetarët.
Klubi duhet përkrahur në çdo kohë dhe jo vetëm kur zë vendet e para në tabelë prandaj ftohen të gjithë tifozët dhe sportdashës të komunës sonë që sonte të mbushin palestrën më të bukur vendore duke përkrahur klubin e zemrës.
Në bazë të njoftimit të klubit mësohet se pas një kohe të gjatë janë përgatitur edhe ulëset VIP (në parket) për të gjithë ata tifozë që duan të përjetojnë nga afër atmosferën që do krijojnë lojtarët në parket.
Biletat mund të blihen në dyqanin e klubit që gjendet në objektin e palestrës.
Të gjithë në përkrahje të KB Rahovecit që viteve të fundit ishte padyshim krenaria e qytetit si në rezultate e po ashtu me organizime fantastike që dha një dimension tjetër sa i përket organizimeve të evenimenteve basketbollistike në vend./RahovecPost/