Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, me moton “Marshojmë s’festojmë” në Rahovec u mbajt marshi për të drejtat e grave i organizuar nga shoqata “Hareja” në bashkëpunim me Shl Kosova dhe grupin joformal të grave, raporton RahovecPost.
Marshi paqësor ka nisur nga zyret e shoqatës “Hareja”, për të vazhduar deri te qendra e qytetit ku edhe u ekspozuan 48 palë këpucë me ngjyrë të kuqe në shenjë përkujtimi për viktimat e vrara si pasojë e dhunës në familje.
“Me moton “Marshojmë S’festojmë” shoqata Hareja në bashkëpunim me Shl Kosova dhe grupin joformal të grave, organizoi marshin paqësor deri në qendêr të qytetit ku ekspozuam 48 palë këpucë të kuqe në shenjë përkujtimi për viktimat e vrara si pasojë e dhunës në familje.” thuhet në njoftimin e shoqatës “Hareja”./RahovecPost/






