Në vazhdën e rritjes së çmimeve është rritur edhe çmimi i biletës në linjën Rahovec-Prishtinë. Çmimi i biletës së udhëtimit ngritet për 0.50€.
Këtë lajm e ka bërë të ditur njëra prej kompanive që funksionon në Rahovec.
Kompania “Topalli” veçse ka njoftuar se linja Rahovec-Prishtinë dhe anasjelltas tani e tutje çmimin e biletës së udhëtimit ngritet për 0.50€.
“Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës ngritet për 0.50€ në te gjitha relacionet Rahovec- Malishevë-Prishtinë.Shpresojme ne mirëkuptimin tuaj!” njofton “Topalli”, transmeton RahovecPost.
Njoftimin e njëjtë e kanë bërë edhe kompanitë tjera që operojn në komunën e Rahovecit./RahovecPost/

