Rahovec, ndërron jetë këmbësori që u goditë nga vetura në rrugën “Avdullah Bugari”!

by RHP3

Policia e Kosovës njofton se një person ka ndërruar jetën pasi është goditur nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Avdullah Bugari” në Rahovec.

Sipas Policisë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

“Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vde.kjen e së cilës e ka konstatuar mjeku”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Related Articles

Leave a Comment