Instituti GAP ka prezantuar premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025.
Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se nga viti 2019 kanë bërë listimin e premtimeve nga kandidatët për kryetar të komunave.
Në zgjedhjet e fundit 165 kandidatë e kanë synuar pozitën e kryetarit të komunës.
Sipas të dhënave të GAP-it, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka dhënë 84 premtime.
Numrin më të madh të premtimeve e ka dhënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, 206 premtime ndërsa më së paku premtime ka dhënë kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjithsej 19.
Po ashtu sipas GAP-it, ka pasur tendenca edhe për ndryshim të programit nga ana e kandidatëve.
“Ka pasur tendencë të ndryshohet programi nga ana e dy kandidatëve për kryetar të komunës”, është thënë nga GAP.

