Ndërron jetë ish-punonjësi i Komunës së Rahovecit, Destan Mullabazi

by RHP

Ka ndërruar jetë ish-punonjësi i Komunës së Rahovecit, Destan Mullabazi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi, i cili ka thënë se këtë lajm e ka marrë me pikëllim të madh.

Latifi ka thënë se Mullabazi ka dhënë kontribut të madh për komunën deri në pensionimin e tij.

Latifi ka shkruar:

Më pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe punonjësit të komunës së Rahovecit, Destan Mullabazi.

Destani, do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, poashtu, edhe për punën e tij në komunën e Rahovecit, ku vite me radhë ka dhënë kontributin e tij, deri sa doli në pension.

Në këtë moment dhimbjeje e pikëllimi, me rastin e vdekjes së Destanit, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit dhe në emër timin, familjes Mullabazi, farefisit, miqve dhe bashkëpunëtorëve, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

I përjetshëm kujtimi i tij!

Related Articles

Leave a Comment