Të dielën mbrëma, një patrullë policore në Rahovec ishte në asistencë të inspektorëve të AUV-it dhe derisa ishin në veprim në rrugën “Mulla Cufa “ në Rahovec kanë hasur në dy persona nën ndikim të alkoolit, të cilët nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor që të dalin nga lokali.
Të njëjtit kanë sulmuar policët, ku njeri nga të dyshuarit ka përdor edhe thikën duke ju shkaktuar lëndime trupore policëve.
Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor – Rahovec.
Tre zyrtarët policor kanë pranuar ndihmën mjekësore. Lidhur me rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, te dyshuarit ndalohen për 48 orë.