KB Rahoveci e fiton ndeshjen ndaj KB Bashkimit

by RHP3

KB Rahoveci e ka mposhtur KB Bashkimin në Superligën e Kosovës në basketboll me rezultat përfunditmar 87:68.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin në favor të vendasve, 40:30, por që çereku i tretë doli të jetë i vështirë për KB Rahovecin, ku mysafirët përmbysën rezultatin 20:20. Por “Vreshtarët” i takoi periudha e fundit, që e mbyllën ndeshjen me 19 pikë epërsi.

Te skuadra e Rahovecit më i dalluari ishte M. Yarbough me 28 pikë, ndërsa te KB Bashkimi më i miri në këtë ndeshje ishte V. Bunjaku, i cili shënoi 18 pikë.

Related Articles

Leave a Comment