Shifra të larta me COVID-19, edhe në komunën e Rahovecit dyfishohen raste të reja

by RHP3

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vde.kjes.

Komuna e Rahovecit në 24 orët e fundit ka shënuar 47 raste aktive.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.

Në total numri i rasteve aktive është 28.751.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.

Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Related Articles

Leave a Comment