Çdo të enjte qytetarët e Rahovecit mund ta takojnë kryetarin e komunës

by RHP3

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit se Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi do të vazhdoj të mbajë takimet e hapura me qytetarë.

Duke filluar që nga java e ardhshme, takimet me qytetarë do të realizohen ditën e enjte, duke filluar nga ora 13:00 – 15:00.

Këto Takime do të  mbahen në zyrën e Kryetarit, ku të gjithë të qytetarët kanë mundësi që të informohen drejtpërdrejtë nga kryetari i kësaj komune, për të gjitha çështjet, në të cilat shprehin interes.

Vërejtje: Për shkak të gjendjes së krijuar në vazhdimësi nga pandemia, jemi të obliguar që t’i respektojmë të gjitha masat në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtr të Shëndetit Publik.

Related Articles

Leave a Comment