Asamblisti i VV-së i dhuron “një orë që punon!” kryetarit të Rahovecit

by RHP3

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Rahovecit, Ilir Pallaqa, në senacën e Kuvendit Komunal në Rahovec, i ka dhuruar kryetarit të komunës, Smajl Latifi, një orë.

Sipas Pallaqës ora që është në këtë Kuvend nuk punon dhe kësisoj siç ka thënë ai “reflekton mos punën në komunë”.

“Urimi po e nisi me orën përballë që e kemi. Si për ironi kjo orë po reflekton mos punën në komunën tonë krejt këto vite. Pra, ora është e ndalur…Kështu unë e kam sjellë një orë të re, që punon me shpresën që do punoni edhe ju”, tha ai.

Një veprim i tillë ka ngjallur të qeshura në seancë, kurse Latifi ka theksuar se kjo orë është dashur të ndërrohet kryesuesi.

“Faleminderit shumë! është dhuratë shumë interesante, por kryesuesi është dashtë me e ndërruaar orën edhe kuvendi”, tha ai.

Gjatë kësaj seance kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka akuzuar tre partitë opozitare se kanë lidhur koalicion mes vete.

“Është e drejtë e secilit me kalu prej një subjekti në subjektin e Komunës. Është e drejtë e kryetarit të Komunës me e konstatu një gjendje e cila realisht, qytetari i Komunës së Rahovecit nuk e ka dëgju, se një grup politik ia propozon për KPF edhe për komunitet për komunitete anëtarët e një grupi tjetër politik”, tha ai teksa i drejtohej asamblistit të PDK- së Bejtullah Deliu.

“Ne do të punojmë katër vite bashkë. Unë besoj që secili paguan koston e vet. Edhe qeky çmim, edhe qiky është një çmim që ju i bëni marrëveshjet kështu. Unë marrëveshjet i bëjë legale, nëse kam marrëveshje me dikë, kam marrëveshje me dikë. Ju vazhdoni kështu”, shtoi ai.

Tutje ai ka theksuar se marrëveshje të tilla janë e drejtë ligjore e gjithsecilit teksa ka shtuar se “tre subjekte politike bëjnë marrëveshje të brendshme që qytetari nuk është në dijeni”. Sipas tij për këto marrëveshje nuk janë në dijeni as “anëtarësitë e tri subjekteve politike”.

Video nga seanca

Krejt në fund ai prapë ka komentuar orën që iu dhuruar duke thënë se ka të drejtë të bëjë koment, kur dikush bënë veprime të tilla. Tutje ka theksuar se “nuk ka nevojë me ia kallxu kërkush, kërkujt detyrat“/paparaci.com/

Related Articles

Leave a Comment