Organizata GERMIN angazhon Doktorin e Shkencave Politike nga Rahoveci si Ekspert i Integruar

by RHP3

Organizata e njohur joqeveritare GERMIN angazhon Lenhard Hamzën nga Rahoveci si Ekspert i Integruar në programin e tyre për Migrim dhe Zhvillim Ndërkombtar (CIM). Lenhardi është Doktor i Shkencave Politike dhe vjen nga familja atdhetare dhe është djali i Heroit Gëzim Hamza – Piktori

Më poshtë mund të lexoni njoftimin nga organizata GERMIN:

“Lenhardi është një shkencëtar politik me një gamë të gjerë të eksperiencave.

Ai është angazhuar si Ekspert i Integruar në GERMIN, program ky i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (CIM), e cila drejtohet bashkërisht nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH (GIZ) dhe Agjencia Federale Gjermane e Punësimit.

Lenhardi ka kaluar tre vjet në Afrikën e Jugut, ku nga vitet 2019-2021, ishte emëruar nga GIZ-i si Këshilltar për Zhvillim në Njësinë për Qeverisje dhe Zhvillim në Universitetin Rhodes.

Ai ka të mbaruar doktoratën në Universitetin e Vjenës në Austri. Në tezën e tij të doktoratës duke e përdorur Kosovën si rast studimor, ai zhvilloi një mënyrë të veçantë për të treguar përfitimet dhe rreziqet e decentralizimit, si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve të brendshme etnike.

Me më shumë se 10 vjet përvojë ndërkombëtare në fushën akademike dhe atë praktike në çështjet e qeverisjes, Lenhardi është një aset i shtuar për ekipin tonë!”

Related Articles

Leave a Comment