Gjatë ditës së martë në vendin tonë pritet që temperaturat të shkojnë në minus 16 gradë Celsius, shkruan Gazeta Metro.
Nga sot në vendin tonë do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror, e kohëpaskohe edhe me reshje të dobëta bore.
Acari pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Sipas aplikacionit për parashikimin e motit në IOS, gjatë ditës së martë në Prishtinë dhe shumicën e qyteteve të Kosovës, pritet që temperaturat të shkojnë në minus 16 gradë Celsius. Maksimalet atë ditë pritet të shkojnë në -3 gradë Celsius.