Një autobus nga Kosova me 29 pasagjerë, 6 prej tyre fëmijë është aksidentuar në Bullgari

by RHP3

Një autobus që udhëtonte për në Kosovë, në të cilin kishte edhe fëmijë, u përplas më 18 janar, rreth orës 4.30 të mëngjesit, në unazën e qytetit Kjustendill në kthesën për digën “Drenov Dol”.

Për fat të mirë në këtë aksident askush nuk u lëndua rëndë, ka thënë zëdhënësja e Policisë Rajonale, Katja Tabaçka, shkruan Radio Bulgaria.

Sipas mediumit në fjalë, autobusi goditi një kamion të ndalur, ndërsa shoferi po përpiqej të sinjalizonte se një pemë kishte rënë në rrugë.

Gjatë përplasjes kamioni “doli” nga rruga.

Shoferi i autobusit u plagos lehtë dhe mori tretman mjekësor ndërsa 29 nga pasagjerët, 6 prej tyre fëmijë, u akomoduan në një dhomë komunale me ngrohje.

Related Articles

Leave a Comment