Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut ka reaguar pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.
KLMDNJ ka cilësuar se ky shtrenjtim mund të hap rrugë për destabilizim social në vend dhe të shkaktoj një rritje zingjirore të të gjithë artikujve dhe shërbimeve duke vështirësuar jetesën e qytetarëve.
Ata kanë thënë se edhe me vendimin për rritjen e pensioneve nga ekzekutivi, pensionistët nuk do të mund të mbulojnë as faturat e rrymës duke shtuar se Qeveria nuk ka një plan konkret për subvencionim të kategorive të margjinalizuara.
“Rritja e faturave për rrymën e shpenzuar shkakton një rritje zinxhirore të gjithë artikujve tjerë si dhe thuaja të gjitha shërbimeve që e vështirëson , deri në rrezikim të mbijetesës gjendjen e kategorive të rrezikuara ku pensionistët , të të gjitha kategorive përbëjnë grupin më të cenueshëm,
shkaku i moshës , gjendjes shëndetësore si dhe pensioneve që edhe me rritjen e fundit nuk e kalojnë cakun e një intervenimi social e jo një pension që i përmbushë nevojat elementare dhe që e respekton kontributin e kësaj kategorie të shoqërisë kosovare gjatë jetës dhe punës së tyre”, thuhet në reagim.
KLMDNj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishqyrtojë mundësinë për rritje të dinjitetshmë siç e kanë quajtur ata të pensioneve.
“KMDLNj –ë thërret Qeverinë e Kosovë-s që urgjentisht ta rishqyrtojë mundësinë për rritje të dinjitetshme të pensioneve të kategorive sociale , pensionistëve në bazë të moshës si dhe pensioneve tjera , të rrisë rrogat e sektorit publik sikur që të krijojë rrethana lehtësuese për bizneset të cilat shkaku i masave kufizuese dhe uljes së kapacitetit blerës
,ose kanë falimentuar ose janë në prag të falimentimit. Në këtë mënyrë do të kontribuonin që edhe në sektorin privat të ketë rritje të pagave”, vazhdon reagimi i KLMDNj.
