Një rast i pazakontë dhe shqetëues për shoqërinë ka ndodhur dje në komunën e Rahovecit, në fshatin Dobidol.
Zëdhënësi i PK-së në rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, për IndeksOnline bëri të ditur se dy vëllezër kanë sul.muar fizikisht babain e tyre dhe më pas e kanë lidhur me litar.
Sipas tij, i njëjti ka marrë lën.dime trupore i cili është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.
Ndërkohë, djemt e tij që e sul.muan janë ndaluar për 48 orë.
“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur infoarmates për “ Dhu.në në familje “ Dyshohet se te dyshuarit e lartëcekur ( vllëzer) pas një mosma.rrveshje me prindin e tyre ( vikt.imen) e kishin sul.muar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar len.dime trupore.
Vik.tima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka len.dime te lehta trupore.

Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdher te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar per 48 ( dyzetetetë) orë”, tha ai./IndeksOnline/