Gjatë vitit të kaluar, janë lindur 8 mijë e 984 foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 202 prej tyre janë binjakë, 16 trinjakë e 2 katërnjakë.
Bazuar në raportin e punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, ndërsa 4 mijë e 249 foshnje të tjera gjinisë femërore. 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2020, brenda territorit të Kosovës ka pasur 21 mijë e 907 lindje.