Arrestohet një person nga Rahoveci, dyshohet se ka kryer vjedhje në Xhami

by RHP3

Është arrestuar një person në Rahovec pasi dyshohet se ka kryer një varg vjedhjesh gjatë dhjetorit të 2021-s dhe janarit të 2022-s. H.R., i lindur më 1 prill 2003, dyshohet se ka vjedhur në xhami dhe në disa dyqane ushqimore, i vetëm apo edhe në grup.

“I njëjti gjatë intervistës së dhënë në prezencën e avokatit mbrojtës, ka pranuar se këto vepra i kanë kryer në bashkëkryerje me dy persona tjerë të dyshuar, të cilët janë në kërkim nga njësitet policore për lokalizim dhe arrestim”, thuhet në njoftimin policor.

Nga i dyshuari është kuptuar se në të gjitha vendet ku është vjedhur janë marrë para në vlera jo të mëdha, cigare të llojeve të ndryshme e artikuj ushqimorë. I dyshuari sendet e vjedhura i ka ndarë me personat e tjerë të dyshuar.

18-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Related Articles

Leave a Comment