Reagojnë deputetët: 31 autobusë nga Kosova po presin që 20 orë në Kroaci

by RHP3

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të reagojë për pritjet 20-orëshe të 31 autobusëve me mërgimtarë nga Kosova, në kufirin kroat, raporton Gazeta Sinjali.

“31 Autobus nga Kosova qe 20 orë po presin ta kalojnë kufirin kroat. Pas 9 ore pritje në Merdar, kompanitë e autobusëve nga Kosova, që bartin bashkatdhetarët tanë, këtë fundjavë po ballafaqohen edhe në Kroaci me pritje 20-orëshe.

Kur do të marrin fund maltretimet e njerëzve tonë nëpër kufijtë ballkanik????A janë këto pritje normale apo thjeshtë trajtim çnjerëzor ndaj udhëtarëve dhe kompanive të autobusëve? A duhet të mbyllim sytë ndaj këtyre kushteve dhe pastaj të reagojmë kur ndodhin tragjeditë???”, shkroi ndër të tjera në Facebook.

Musliu kritikoi Ambasadën e Kosovës në Kroaci, duke shprehur mëdyshje nëse del ndonjëherë të sheh se çka po ndodhë me bashkatdhetarët.

“Këta persona që maltretohen nëpër kufijtë e ish Jugosllavisë, janë të njëjtit që në kohë zgjedhjesh dhe në kohë krizash vërshohen me elozhe patetike. Qeveri, pyet njëherë ç’janë këto pritje? Pse qytetarët tanë po ballafaqohen me këto pritje kaq të gjata? A del Ambasada jonë në Kroaci ndonjëherë të shohë çfarë po ndodhë? Ku të ankohen këta njerëz dhe këto kompani?”, përfundoi ajo.

Related Articles

Leave a Comment