Përveç Kompleksit të Jasharajve edhe Sahat Kulla propozohet për mbrojtje të përhershme nga shteti

by RHP3

Kompleksi Memorial “Adem Jashari“ në Prekaz të Skenderajt është njëri nga 54 asetet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka propozuar për të marrë statusin e monumentit nën mbrojtje të përhershme.

Pak ditë para ndërrimit të moteve, MKRS dërgoi në Këshillin e Kosovës për Trashëgiminë Kulturore dosjet e 54 aseteve të trashëgimisë arkitekturale dhe arkeologjik për vlerësim nëse mund apo jo të përfshihen në Listën e trashëgimisë nën mbrojtje të përhershme.

Pas insistimit të KALLXO.com, MKRS ka treguar se cilat prej aseteve të Trashëgimisë Kulturore janë përzgjedhur për propozim për t’u përfshirë në këtë listë.

Asetet e dërguara në KKTK nga MKRS janë bërë pas propozimeve të Qendrave Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (QRTK) dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, (IAK).

Zana Fetiu, këshilltare për media e ministrit të MKRS-së, ka bërë të ditur për KALLXO.com, se në KKTK për trajtim janë dërguar dosjet e 54 aseteve; të kategorisë arkitekturale.

10 nga këto dosje janë nga Rajoni i Prishtinë, 13 nga rajoni i Prizrenit, 12 dosje nga rajoni i Gjilanit, 7 nga Mitrovica, 5 nga Peja, 7 dosje nga Gjakova dhe 7 dosje të tjera të trashëgimisë arkeologjike.

Përveç Kompleksit të Jasharajve, për përfshirje në listë të mbrojtjes së përhershme është propozuar edhe: Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Historike e Prizrenit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë, Shtëpia muze e Ukshin Hoti në Krushë të Madhe të Rahovecit, Kompleksi “Kisha dhe Xhamia” në Ferizaj, etj.

Trajtimi i dosjeve të aseteve nga KKTK-ja do bëhet në fillim të këtij viti.

Asetet e propozuara:

Kategoria: Trashëgimia Arkitekturale

Prishtinë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” – Prishtinë;  Biblioteka “Hivzi Sylejmani” – Prishtinë;  Hamami i Madh – Prishtinë; Kulla e Sahatit – Prishtinë; 5.  Muzeu i Kosovës – Prishtinë; Shatërvani i vjetër – Prishtinë;  Shtëpi Banimi, “Hyjnilerët” – Prishtinë;  Varrezat hebraike, Tauk Bashqe – Prishtinë;  Xhamia e Çarshisë – Prishtinë: Xhamia e Jashar Pashës – Prishtinë.

Prizren

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit; Kisha Katolike “Zonja Ndihmëtare” – Prizren; Kino “Lumbardhi” – Prizren; Kroi i Binbashit – Prizren;  “Namazgjahu” – Prizren;  Nishani i Emin Pashës – Prizren;  Nishani i Suziut – Prizren;  Shtëpia e Musa Shehzades – Prizren;   Ura e vjetër në Grykën e Lumbardhit-  Prizren;  Shtëpia muze e Ukshin Hoti, Krushë e Madhe – Rahovec;  Kulla e Sahatit- Rahovec; Kompleks banimi i familjes Hadro – Prizren; Qendra Historike e Prizrenit

Atik Xhamia; Shtëpia  e Zekeria Abdullahut – Gjilan;  Shtëpia e Muhamer Shabanit, Përlepnicë;  Shtëpia e Haxhi Ahmetit, Remnik – Viti;  Kisha e “Shën Anës”, Dunav;  Shkolla e muzikës – Gjilan; Kisha e “Shndërrimit”, Pasjan – Partesh;  Teqja në Topanicë – Kamenicë;  Xhamia e Sinan Pashës – Kaçanik;  Kompleksi “Kisha dhe Xhamia” – Ferizaj; Objekti i ish- depos ushtarake turke – Gjilan; Objekti i “Kaimekamllakut”- Gjilan.

Mitrovicë

Kompleksi Memorial “Adem Jashari“ në Prekaz – Skenderaj;  Hamami në Vushtrri; Hamami në Mitrovicë;  Ndërtesa e Hotelit “Jadran” – Mitrovicë;  Shtëpia e Xhafer Devës – Mitrovicë’ Kulla e Isa Boletinit, Boletin – Zveçan;  Kulla e Rexhë Gashit, Abri e Ulët – Skenderaj.

Pejë

Konaku i Tahir Beut – Pejë; Bajrakli Xhamia – Pejë;  Konaku i Kasapollëve – Pejë;  Kulla e Ali Gecit, Llukë e Ulët – Deçan; Kulla e Hasan Rexhë Salihaj, Shushicë e Ulët – Istog.

Gjakovë

Shtëpia tradicionale e Mazllom Zherka – Gjakovë; Kulla e Tosum Beut – Gjakovë; Kulla e Koshit – Gjakovë;  Kisha Katolike e “Shën Antonit” – Gjakovë;  Tërësia Urbanistike “Çarshia e Madhe” – Gjakovë;  Ura e Terzive-  Gjakovë; Ura e Tabakëve – Gjakovë.

Kategoria: Trashëgimia Arkeologjike

Qyteti mesjetar i Novobërdës; Shpella e Radavcit – Pejë; Vendbanimi në Gllamnik – Podujevë;  Katedralja e “Shën Nikollës” – Novobërdë;  Xhamia e Trepçës, Mazhiq – Mitrovicë; Gërmadhat e kishës  latine/katolike Sakse, “Shën Pjetri”, Stan Tërg- Mitrivicë; Ura gurit – Vushtrri

Related Articles

Leave a Comment