Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për mjekë të përgjithshëm në 42 pozita.
Sipas konkursit, paga për mjekët e përgjithshëm do të jetë 610 euro. Koha e punësimit është 6 muaj.
Konkursi është shpallur për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në 18 komuna:
Deçan2 Gjakovë2 Gllogoc2 Dragash2 Istog2 Kaçanik2 Klinë3 Mitrovicë2 Novobërdë1 Rahovec3 Podujevë3 Prishtinë6 Skenderaj2 Shtërpcë1 Suharekë3 Junik2 Mamushë2 Hani i Elezit2
Në konkursin e shpallur nga ministria kërkohet që kandidatët të respektojnë principet e humanitetit dhe profesionalizmit në diagnostifikim dhe këshillim në luftën kundër COVID-19 në zbatim të Manualit të Qeverisë.
Konkursi është i hapur nga 6 janari deri më 11 janar.
“Konkursi nuk vlen për mjekët të cilët janë të punësuar/angazhuar në sektorin publik”, thuhet në njoftim.
Detajet e konkursit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë i gjeni ketu
