Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka filluar me emërime të administratës së re.
Emri i parë që është publikuar në postin e Shefit të Kabinetit në Komunën e Rahovecit është z. Ali Morina.
Morina gjithashtu ka kandiduar për Këshillëtar Komunal në komunën e Rahovec me partin e AAK-së ku në zgjedhjet e fundit ishte kandidati më i votuar i këtij subjektit.
Në pozitën e Drejtorit të Administratës në Komunën e Rahovecit është caktuar ish Drejtori i Inspekcionit z. Besnik Hoti.