Këto kategori do të subvencionohen për pagesën e energjisë elektrike

by RHP3

Ministria e Financave ka dhënë detaje lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë.

Subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për kategoritë si në vijim:

Familjet me asistencë sociale dhe

Kategoritë e pensionmarrësve si vijon:

Familjet në Skemën e Ndihmës Sociale;

Familjet e Dëshmorëve të UÇK-së;

Familjet e Viktimave Civile;

Familjet e të Zhdukurve;

Invalidët e Luftës;

Personat e Verbër;

Personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.

Ministria njofton se subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Kategoritë e lartpërmendura nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim

Related Articles

Leave a Comment