Murtez Ondozi, personalitet i Shahut

by RHP3

Shkruan: Ramadan BOZHLANI

Murtez Ondozi është një shahist me përmasa ndërkombëtare, banon ne Francë prej trembëdhjet viteve, ndërsa vjen nga qyteti i Rahovecit.

Talenti i tij për zotrimin e suksesshëm të figurave në arenen e shahut e bëri të fitoj shumë beteja dhe në të njëjtën kohë e pajisi me dokumenta franceze, e po ashtu e shquanë si njërin ndër pesë mjeshtrit më të mirë në regjioni e Rhône Alpes.

Si profesor i shahut ka ligjiruar dhe formuar shumë nxënësa të shahut në disa klube të Francës.

Murtezi është pjesë përbërse e tri ekipive të shahut: klubit kombëtar të Kosovës, klubit të qytetit të Oyannax të Francës dhe të Nyon të Zvicrrës.

Murtezi në çdo kompeticion të shahut prezantohet si lojtar shqiptar dhe flamurin e Kosovës e bën të valon ngadhnjimtar në krye të listave fituse, ku natyrshëm shndërrohet në ambasador të denjët të origjinës së tij.

Në këtë vit, ai mposhti shumë mjeshtra ndërkombëtar të shahut, duke korrur fitore të rëndësishme në Francë dhe Zvicërr.

Në vitin 2021 në ligen NLB të kampionatit ekipor te Zvicrrës me klubin e shahut Nyon ka bërë tetë lojë që kanë rezultuar të gjitha me fitore, ku i kanë futur në ligen e parë NLA.

Me 31 tetor në turneun e Bourg en Bresse, ka rrëmbyer trofeun e vendit të parë, mbas shtatë përballjeve ka korrur pesë fitore dhe dy barazime.

Me 20 nëntor, në Chambery, është ndeshur me njëmbëdhjet lojtarë, dhejtë prej tyre i ka mposhtur, kurse një humbje e ka pësuar dhe kështu është radhitur në vendin e parë.

Me 28 nëntor në turneun e Gjenevës ka zhvilluar tetë fitore dhe një barazim.

Dhe me 11 dhjetor në Lyon, e finalizon turneun individual duke u shpërblyer me çmimin e parë, mbas shtatë lojëve, gjashtë fitore dhe një barazim.

Kjo kronologji e ngadhnjimeve është dëshmitare e denjët që e pozicionon rëndësishëm Murtez Ondozin si personalitet të historisë së shahut.

Related Articles

Leave a Comment