Kryetari Smajl Latifi fajson Qeverin për gjendjen e rëndë energjetike

by RHP3

Në një postim në Facebook, Latifi ka thënë se edhe Rahoveci sikurse gjitha vendet e tjera është përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike.

Ai po kërkon nga Qeveria që të bashkëpunojë edhe me qeverisjet lokale dhe t’i mbrojë qytetarët e bizneset për ta ruajtur mirëqenien dhe stabilitetin ekonomik.

“Qeveria ka përgjegjësi për gjendjen e rëndë energjetike. Edhe Rahoveci, sikurse e gjithë Kosova, është duke u përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike, për çka unë si kryetar i Komunës së Rahovecit, kam marrë dhjetëra pyetje e ankesa nga shumë bashkëqytetarë e drejtues biznesesh, të cilët janë të shqetësuar që në këtë kohë dimri ka mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Më duhet të sqaroj se situata energjetike po menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë, KEK-u, KOSTT-i dhe KEDS-i, ndërkaq qeverisjet lokale, deri tani, kanë pasur impakt të papërfillshëm në vendimet e strategjitë e krijuara për dalje nga kriza.

Kjo nuk do të thotë që unë s’do t’i trajtoj shqetësimet e qytetarëve, përkundrazi do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh dhe do t’i përcjell tek autoritetet përgjegjëse në vazhdimësi”, ka thënë ai.

Ndryshe tash e tri ditë, Kosova po përballet me krizë energjetike, ku reduktimet e rrymës janë më shumë se dy orë.

Related Articles

Leave a Comment