Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë vendim të ri për ndryshimin e orës policore për festën e Vitit të Ri, përveç asaj që është në fuqi, nga ora 00:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.
Nga MSh’ja kanë thanë se s’ka një vendim të ri që kufizon lëvizjen për festën e Vitit të Ri.
“Nuk ka ndonjë vendim të ri rreth orës policore, përveç atij që është në fuqi”, thuhet në përgjigjen e MSH’së për klan k.
Mbrëmë u paraqitën edhe nëntë rastet e para të variantit të ri të COVID-19 i njohur si Omicron. Nga Ministria e Shëndetësisë u tha se masat pritet të ndryshojnë në varësi të situatës epidemiologjike.
Mbetet të shihet nëse do të hiqet apo ndryshojë ora policore me rastin e festës së Vitit të Ri. Që nga shfaqja e pandemisë si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 990 persona.
Deri më tani janë identifikuar 161 mijë e 339 persona si të infektuar me koronavirus, ndërsa janë shëruar 158 mijë persona. Gjithsejt si të dyshuar për SARS Cov-2 janë testuar 1 milion e 366 mijë e 770 persona.
