Humbi jetën një fëmij 11 vjeç nga Rahoveci, Policia e cilëson si rast i dyshimtë

by RHP3

Mbasditën me datën 24.12.2021 në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, familjarët kanë dërguar pa shenje jete fëmijën e moshës 11 vjeçar.

Pas kontrollit nga mjeku kujdestar, është konstatuar se fëmija ka vde.kur.

Për rastin është lajmruar Policia e Kosovës për të cilën njësitet hetimore në stacionit policor në Rahovec kanë filluar hetimet.

“Per rastin është kontaktuar kryeprokuroi dhe hapet rasti ‘hetim i vde.kjes’, ndërsa trupi i pajetë me kërkesë të familjarëve dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksin”, konfirmon për KALLXO.com, Nysret Xhurkaj.

Related Articles

Leave a Comment