Ja si mund të informoheni për orarin e reduktimeve të rrymës në lagjen e juaj

by RHP3

KEDS-i ka bërë të ditur se qytetarët mund të informohen përmes llogarisë personale në eKesco, për orarin e reduktimeve.

“Informimi i konsumatorëve për këto kufizime të planifikuara është duke u bërë përmes aplikacionit eKesco (https://fatura.kesco-energy.com/auth/login),

për konsumatorët të cilët kanë llogari të hapur në këtë aplikacion.

Po ashtu në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.

Po ashtu, edhe mediat do të njoftohen për planin e kufizimeve, pasi këto plane t’i pranojmë nga KOSTT.

Ftojmë konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Comment