Puna e deputetit Korenica shpërblehet! aprovohen projekte për Rahovecin në arsim, shëndetësi, infrastruktur etj

by RHP3

Visar Korenica deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuna e Rahovecit, nëpërmjet një postimi ka njoftuar se janë aprovuar disa amandamente në dobi të komunës së Rahovecit. Më poshtë ju sjellim njoftimin e tij të plotë:

“Të dashur qytetarë,

Në kuadër të amandamentimit të projektligjit për Buxhetin 2022, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka aprovuar disa nga amandamente të propozuara nga ana ime poashtu edhe si bashkëpjesmarrës në disa prej tyre që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytatarëve tanë.

Ashtu siç jam zotuar publikisht, që në çdo pozicion e kapacitet, do të angazhohem që të kontriboj në ngritjen e mirëqenies së banorëve të Komunës së Rahovecit dhe jo vetëm.

Në zgjedhjet e 14 Nëntorit unë humba garën, por fitova motivin nga njerëzit që së bashku t’i japim drejtim zhvillimit të vendit tonë.

Në çdo pozicion dhe mundësi që më ipet, do të punoj pa ndalur që Rahovecit t’i jepet ajo që meriton, ta bëjmë qytet të zhvilluar dhe të jetueshëm.

Amandamente:

1. Qerdhe e re në qytet në vlerë prej 300,000 euro.

2. Ndërtimi i shkollë në fshatin Pastasel të Rahovecit (gjendja e tanishme e shkollës është shumë e rënduar), vlera 400 mijë euro.3.

Ndihmë kategorisë sociale – të prekurit nga Fibroza Cistike 170 euro për familjarë që kujdesen për të prekurit nga kjo sëmundje.

4. Rritja e e fondit për 1,000,000 euro për mjekim jashtë vendit për rastet që nuk mund të trajtohen në Kosovë.

5. Rritja e punëtorëve në sektorin e inspektoriatit të punës për 50 punëtorë shtesë – mbetet të procedohet në rishikim të buxhetit në vitin 2022.

6. Restaurimi i xhamisë Suudi Efendi në Prishtinë – objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore nga shek XVI në vlerë prej 65 mijë euro – vlera totale 130 mijë euro.

7. Rritja e fondit shtesë prej 600 mijë euro nga ana e qeverisë për rrugën 4 korsi Xërxë – Rahovec nga 400 mijë sa ishte një vit më parë, në 1 milion për vitin 2022 me qëllim që gjatë kësaj periudhe të rregullohet rrethrrotullimi tek kryqëzimi në Xërxë dhe nënkalimi që paraqet rrëzik permanent për fëmijët që shkojnë në shkollë.”

Ky është hapi i parë, por shumë i rëndësishëm. Nuk do të ndalemi!

Related Articles

Leave a Comment