Ftohen të gjithë qytetarët në takmin publik me Kryetarin e Komunës së Rahovecit

by RHP3

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën njëvjeçare për vitin 2021.

Takimi publik me qytetarë do të mbahet më datë: 22.12.2021 (e mërkurë), në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni për punën njëvjeçare të qeverisë komunale dhe zhvillimet aktuale në komunë.

Poashtu qytetarët pjesëmarrës në takim mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.

Related Articles

Leave a Comment