Suspendohet polici i Kosovës, vjen i dehur në punë

by RHP3

Një zyrtar policor i stacionit policor në Zhur të Prizrenit është suspenduar nga puna për 72 orë.

Lajmin për suspendimin e kanë konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Në anën tjetër mëson se zyrtari policor është suspenduar pasi që në gjendje të dehur kishte dalë në punë.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se zyrtari policor në gjendje të dehur kishte dalë në pikë kontrolli dhe kishte vazhduar që të ndalonte automjete gjatë kësaj kohe.

Më pas ishte identifikuar se i njëjti është në gjendje të dehur, e cila më pas është konfirmuar pasi që i njëjti i ishte nënshtruar alkool- testit.

foto ilustrim

Related Articles

Leave a Comment