Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua pasi burri dyshohet se ka lënduar fizikisht një grua, pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete, ndërsa gruaja dyshohet se më pas i ka thyer atij xhamat e lokalit.
Ngjarja kishte ndodhur dje në Rahovec. Policia ka njoftuar se të lënduarës i është ofruar tretman mjekësor, e me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./kallxo.com