Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, njofton të gjithë Shoqatat e Gjahtarëve të cilat veprojnë në Komunën e Rahovecit
Se pas takimit të përbashkët me Inspektorët e Gjuetisë dhe Pylltarisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe procesverbalit të lëshuar nga ana tyre, ju njoftojmë se shtyhet hapja e sezonës së Gjuetisë për vitin 2021 deri në njoftimin tjetër.