Përkrahja e bujqëve vendor, garanc për zhvillim ekonomik

by RHP3

Siç e dimë, bujqësia është sektori më i rëndësishëm në ekonomin e Kosovës, kjo vjen nga fakti që një numër i madhë i qytetarëve të vendit tonë i sigurojnë të ardhurat duke punuar në këtë sektor.

Kjo është veçanërisht e shfaqur në komunën e Rahovecit. Për ti ndihmuar bujqit padyshim që konsumatorët kanë fjalën krysore, nese ata konsumojnë produktet vendore në mënyrë të drejtpërdrejt do ti kontribojnë rritjes së prodhimtaris dhe cilësis. Këto ushqime kanë një origjinë bimore siç janë pemët, perimet, zarzavatet, drithërat, ndër të tjera.

Mbartja e tokës është bërë një art. Ekzistojnë lloje të ndryshme të bujqësisë sipas karakteristikave dhe teknikave të tyre që përdoren. Kush më shumë se bujqit nga komuna e Rahovecit e zotërojnë këtë art.

Prandaj, ne do të duhej ti përkrahim bujqit nga Krusha e Madhe, Xërxe, Drenoci, Ratkoci dhe nga të gjitha fshatrat të Rahovecit dhe natyrisht bujqit punëtor të qytetit të Rahovecit.

Related Articles

Leave a Comment