Njoftim i rëndësishëm rreth konkursit për zyrtarë policorë

by RHP3

Afati i aplikimit për zyrtarë policorë është zgjatur edhe për dhjetë ditë nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi.

“Vazhdon edhe për dhjetë ditë afati i konkursit për zyrtar policorë“, thuhet në njoftim.

Forma e aplikimit për të gjithë të interesuarit në konkursin për zyrtarë policor është online përmes ueb faqes zyrtare të PK-së: www.kosovopolice.com.

Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

  1. a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  3. c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  4. d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  5. e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  6. f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
  7. g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Related Articles

Leave a Comment