Komuna e Rahovecit ka fituar një grant prej 137 mijë e 974 eurosh nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me GIZ, ka njoftuar Smajl Latifi, kryetar i kësaj komune i cili në zgjedhjet e fundit ka siguruar edhe një mandat.
Granti sipas njoftimit ka ardhur pasi ka përfunduar procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”.
“Fitimi i këtij granti ka përfshirë shumë kritere, duke u nisur nga zbatimi i legjislacionit në fushën e menaxhimit të mbeturinave, hartimi dhe miratimi i planeve menaxhuese të mbeturinave, zbatimi i udhëzimit për ndëshkime me gjoba mandatore.
Eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave, krijimi dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra, ofrimi i shërbimeve cilësore në fushën e menaxhimit të mbeturinave, mbledhja dhe riciklimi i tyre etj”, ka dhënë detaje Latifi duke u shprehur se synon ta bëj Rahovecin “komunë ekologjike”.
