Pritje madhështore edhe në Xërxe për Visar Korenicën dhe Albin Kurtin

by RHP

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur fushatën elektorale të balotazhit në komunën e Rahovecit ku ka ofruar gjithë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për Visar Korenicën.

Pas tubimit madhështor në qytetin e Rahovecit, kandidati për kryetar komune, Visar Korenica sëbashku me Kryeministrin Albin Kurti kanë vazhduar në Xërxe ku edhe atje janë pritur nga qindra qytetar.

Para kryeministrit Kurti dhe banorëve të Xërxës, Korenica u zotua se në Xërxe do të bëjë me prioritet të lartë: Ndërtimin e shkollës së re, Nënkalimin e Xërxës, Kryqëzimin e Xërxës./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment