Pas shume viteve kontribut jep dorëheqje i pari i Ultras Vreshtarëve

by RHP

Pas shume viteve kontribut si i pari i Ultras Vreshtarëve ka dhënë dorëheqje , Hasan Vuçitërna, i njohur si Canzi.

Canzi ka qenë në krye të organzimeve nga më të mira që i kanë pasur Ultras Vreshtarët ku vlen te theksohen udhëtime në Suharekë dhe udhëtimi me Plisat e Arpagjikët në Shqipëri për kombëtaren në inaugurim të Air Albania Arena.

Canzi poashtu njihet edhe si një person humanitar pasiqë si kryetar i Ultras Vreshtarëve ka bashkëorganizuar aksionin humanitar për shqiptarët në Shqipëri pas tërmetit dhe ishte bashkëorganizator në shumë aksione tjera humanitare në Rahovec sëbashku me OJQ “Iniciativa Pozitive”.

Arsyeja e dorëheqjes sipas tij është angazhimi në punët personale.

Faleminderit CANZI.

Related Articles

Leave a Comment