Ne 5 vjetorin e rithemelimit, Ultras Vreshtarët me kryesi të re

by RHP

Ne 5 vjetorin e rithemelimit, tifogrupi Ultras Vreshtarët kanë zgjedhur kryesin e re.

Më anë të një statusi në faqen zyrtare, Ultras Vreshtarët, kanë njoftuar se kanë pranuar kërkesë dorëheqje nga i pari i tyre Canzi dhe poashtu Ultras Vreshtarët tanimë kanë formuar kryesin e re.

Kryesia e re sipas njoftimit është:

Jeton Shabandula – Kryetar
Elmedin Sharku – Nënkryetar
Adil Kadriu – anëtar i kryesisë
Besmir Veliu – anëtar i kryesisë
Luftrim Sokoli – anëtar i kryesisë

Postimi i plotë i UV:

NJOFTIM

Dje me rastin e 5 vjetorit të rithemelimit të tifogrupit mbajtëm mbledhje organizative ku kryetari i deri tanishëm Hasan Vuçitërna e raportoj dorëheqjen e tij nga i pari i tifogrupit.
Anëtarët e mirëkuptuan vendimin e tij, ku shprehen mirënjohjen dhe falenderimin për ringjalljen dhe kontributin e tij në tifogrup gjatë këtyre 5 viteve.

Pas diskutimeve dhe propozimeve të ndryshme tifogrupi VRESHTARËT unanimisht zgjodhën kryesinë e re, me këtë përbërje:

Jeton Shabandula – Kryetar
Elmedin Sharku – Nënkryetar
Adil Kadriu – anëtar i kryesisë
Besmir Veliu – anëtar i kryesisë
Luftrim Sokoli – anëtar i kryesisë

Kryesia e re e Ultras Vreshtarëve zotohet për fuqizimin e tifogrupit në nivel organizativ me qëllim inkuadrimin e gjeneratave të reja në tifogrup dhe shtimin e radhëve.
Rritja e cilësisë së mentalitetit ultras në tribuna dhe jashtë saj dhe ruajtja e dashurisë për komb e qytet.
Synojmë bashkëpunimin reciprok me bordet e klubeve të qytetit.
Gjithashtu u rikonfirmua se klubet që do të përkrahen janë: KF Rahoveci, KB Rahoveci dhe KH Rahoveci.
Kurse kombëtarja e vetme : Shqipëria.

Vreshtarët, Rahovec.

Related Articles

Leave a Comment