Ilir Pallqa kandidati më i votuar për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje

by RHP

Një nga aktivistët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec, Ilir Pallqa, ka siguruar një vend në Asamble Komunale.

Nga rezultatet preliminare për asamblenë komunale të Rahovecit, Pallqa, rezulton të jetë asambleisti më i votuar me 346 vota nga kandidatët e Vetëvendosjes në Rahovec.

Iliri ka qenë një prej aktivistëve më të angazhuar dhe të zëshëm kundër projektit famëkeq për autostradën e Dukagjinit në vitin 2019, ndërkaq ishte hiperaktiv edhe në protestat për përfundimin e palestrës “Mizahir Isma”./RahovecPost/

Related Articles

Leave a Comment