Albin Kurti: Subvencionet e vitit 2021 kryhen deri në fund të vitit

by RHP

Kryeministri i Kosoëvs, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ka konfirmuar zotimin e kandidatit të VV-së, Visar Korenica, se subvencionet e vitit 2021 do të kryhen deri në fund të këtij viti.

Në këtë konferencë të jashtëzakonshme, u konfirmua se subvencionet e këtij viti do të kryhen deri në fund të vitit 2021.

Arsyeja e vonesës përmendet borgji prej 40 milionë euro i gjetur në ministrinë e bujqësisë, e që nuk do të hyhet në vitin e ri pa u kryer të gjitha obligimet që i ka ministria.

Po ashtu, Albin Kurti shtoi se do të rritet bugjeti i bujqësisë nga 50 milionë në vit në 60 milionë në vit, pra 10 milionë tjera, që përbën një përkrahje rekord për fermerët.

Deklarata e Albin Kurtit konfirmon zotimet e Visar Korenicës kohë më parë pas vizitës së ministrit Faton Peci.

Related Articles

Leave a Comment