Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përkundër shumë premtimeve për ta bërë qytetin me sheshin qëndror të tij, duket se kjo nuk do të ndodhë.
Në debatin e mbajtur në Kanal 10, ishte kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ai që prezantoi dëshminë e anulimit të tenderit për Sheshin Qëndror të Qytetit.
“Ne kemi hapur tenderin”, tha fillimisht Latifi, për të ndryshuar deklaratën pasi Korenica shpalosi dokumentin.
“Nuk është asgjë nëse është anuluar”, tha më pas Latifi.