Kryetari aktual i komunës, Smajl Latifi, në debatin zgjedhor në Kanal 10 deklaroi se hapi tenderin për Sheshin Qëndror të Rahovecit i cili do të finalizohet në mandatin e tij, mirëpo ishte Visar Korenica nga VV ai që e demantoi Smajl Latifin duke nxjerrë dokumentin që dëshmon se vet Latifi e ka anuluar këtë tender.
“Ne kemi hapur tenderin”, tha fillimisht Latifi, për të ndryshuar deklaratën pasi Korenica shpalosi dokumentin.
“Nuk është asgjë nëse është anuluar”, tha më pas Latifi në debatin në Kanal 10.
Visar Korenica tha më pas se tenderi është hapur vetëm me Plan Idejor dhe jo ashtu siç e kërkon ligji që tenderët të hapen me Projekt Detal.