Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka paralajmëruar se do të qeverisë me të gjitha partitë dhe nuk synon të qeverisë e vetme me komunën e Rahovecit.
Sipas tyre, kjo praktikë e deritanishme e vetqeverisjes nga Smajl Latifi është autokrate dhe ka qëllimin vetëm të ndarjes së TALL-it me miqtë e jaranat e tandemit Smajl Latifi – Ramush Haradinaj.