58

Kanë përfundur numërimet e fletëvotimeve edhe në komunën e Rahovecit.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, kjo komunë shkon në balotazh.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:
SMAJL LATIFI (AAK) – 47,23%
VISAR KORENICA (LVV) – 24,78%
BURIM KRASNIQI (LDK) – 15,83%
BEJTULLAH DELIU (PDK) – 11,36%
XHAFER BYTYQI – 0,80%
Komisioni Qendron i Zgjedhjeve menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 37.44% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar.
Qytetarët e Kosovës kanë votuar në 38 komuna, për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.
Në këto zgjedhje lokale kanë pasur të drejtë vote 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.
