Asambleisti komunal në komunën e Rahoveci dhe ish drejtor i Shëndetësis z. Munib Durguti ka treguar se tash e 4 vjet Qendra e Dializës është përuruar por është jasht funksionit.
Në zgjedhjet e tanishme komunal z. Munib Durguti kandidon per asamble me Lëvizjen Vetëvendosje.
Më poshtë ju sjellim shkrimin e tij të plotë:
“Qendra e Dializës në Rahovec? Projekt i harruar nga qeveria komunale!
Kaluan 4 vjet nga koha kur e përuruam Qendrën e Dializës bashkë me Ministrin e Shëndetësisë dhe të gjithë akterët e tjerë, donatorë e bashkëpunëtorë, dhe nga ajo kohë nën qeverisjen aktuale ka pasur vetëm kthim mbrapa.
Është e pakuptimtë se si u neglizhua një projekt i tillë me karakter strategjik për shëndetësinë Komunale!
Ndërtimin i Qendrës së Dializës si ish-Drejtor Komunal për Shëndetësi e realizova në përputhje të plotë me stadardet e OBSh-së (investim nga buxheti komunal).
-Sigurimi i Donacionit nga kompania Meditech 10 aparate për Hemodializë, në vlerë mbi 150.000€ duke e përfshirë edhe mirëmbajtjen.
– Sigurimi i 13 vendeve të punës enkas për këtë Qendër (personeli është punësuar 5 vjet më parë, dhe të njejtit përkohësisht janë vendosur në punë në Spitalin e Prizrenit, për tu kthyer më pas në Qendrën e Dializës në Rahovec sapo të behej funksionale) por ata u lanë nën mëshirën e fatit.
E gjithë kjo është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik Universitar dhe Spitalin e Prizrenit, si dhe donatorin e respektuar Meditech.
Qendra e Dializës ishte vetëm një hap me afër inkorporimit të shërbimeve shëndetësore të nivelit Spitalor në Komunën tonë.
Ata që tentuan ta ndalin një perspektiv të tillë, duhet ta marrin dënimin meritor demokratik nga vet Populli me 17 tetor.
Ne i sigurojmë qytetarët, se do ti kushtojmë rëndësi të veqant këtij projekti, që në ditët e para të qeverisjes do ta bëjmë funksionale Qendrën e Dializës, do ta kthejmë personelin shëndetësor në Rahovec, ashtu siq e kanë në kontratat e tyre, dhe u japim siguri pacienteve tanë në Hemodializë se nuk do të udhëtojnë në Prizren për ta marrë tretmanin mjeksorë atje, por shërbimin do ta marrin në Qendrën e Dializës në Rahovec me siguri dhe standarde më të larta shëndetësore.”
