Visar Korenica zotohet: Së pari stadiumi, më pas Sheshi i Rahovecit

by RHP

Ministri i sportit, Hajrulla Çeku, ka qëndruar gjatë ditës në Rahovec ku është takuar me përfaqësues të sportit në komunën tonë dhe u prit nga kandidati për krytear, Visar Korenica.

Në bashkëbisedimin e tij jopolitik, Çeku dëgjoi hallet e sportistëve, për atë që mund të bëhet në përmirësimin e infrastrukturës.

Ai premtoi se me t’u bërë Visar Korenica kryetar i Rahovecit, menjëherë do të fillojë ndërtimi i stadiumit me standarde ndërkombëtare dhe siguroi se KF Rahoveci nuk do të mbetet pa shtëpi.

” Sheshi i Rahovecit është prioritet i joni. Mirëpo, së pari duhet t’ia sigurojmë shtëpinë KF Rahovecit që po na bën krenar në Ligën e Parë.” është zotuar kandidati për kryetar, Visar Korenica, para përfaqësuesve të sportit në komunën tonë

Hajrulla Çeku më pas qëndroi në kafeteritë e Rahovecit ku takoi qytetarë të ndryshëm.

Related Articles

Leave a Comment