Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka hapur linkun për termine për viza pune në Gjermani.
Mirëpo ky link që duhej të hapej në ora 14:00 është jofuksional. Kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodhë me faqen ku qytetarët aplikojnë për viza në gjermani.
Ekonomia Online ka provuar të marrë përgjigjie me shkrim nga zyra e informimit, për të na informuar më saktësisht, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjie, raporton EO.